Tha: “Zoti im! Vërtet, mia më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar”.
Unë ua kam frikë pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më falë nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë).
Ai (Zekeriai) tha: Zoti im, më jep mua një shenjë (që të di)!” Ai (All-llahu) tha: “Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e mirë), nuk do të mund t’u flasesh njerëzve tri net (e tri ditë)”.