٨١

Dhe kur ata në vend të All-llahut adhuruan zota tjerë për t’u krenuar me ta.

— Albanian

٨٢
Përkundrazi, ata (idhujt) do të tërhiqen prej adhurimit të atyre dhe do të bëhen armiq të tyre.

— Albanian

٨٣
A nuk e di ti se Ne i kemi lëshuar djajt kundër jobesimtarëve, e ata nxisin pa ndërpreë në vepra të këqija.

— Albanian

٨٤
Pra, ti mos u ngut kundër tyre, se Ne jemi duke ua numëruar atyre (jetën në ditë, frymëmarrje etj. ).

— Albanian

٨٥
Ditën kur do t’i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si musafirë të ftuar.

— Albanian

٨٦
Ndërsa mëkatarëve u grahim në Xhehennem të etshëm.

— Albanian

٨٧
Nuk ka të drejtë ndërmjetësim askush, përveç atij që ka lejuar i Gjithëfuqishmi.

— Albanian

٨٨
Ata thanë: “I Gjithëfuqishmi ka fëmijë”.

— Albanian

٨٩
Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar.

— Albanian

٩٠
Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodra nga ajo (fjalë).

— Albanian

Notes placeholders