The Women
Surja
An-Nisa
04

١

O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.

Albanian

٢
Bonjakëve (jetimëve) jepini kur të rriten pasurinë e tyre, dhe mos e ndërroni të pastërtin (mallin tuaj që e keni halall) me të ndytin (me haramin) edhe mos ehani pasurinë e tyre (të përzier) me asurinë tuaj, pse ky është mëkat i madh.

Albanian

٣
Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.

Albanian

٤
Grave jepnu dhuratën e kurëzimit së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vetju falin diçka nga ajo, atëherë hane atë hallall të mirë.

Albanian

٥
Mendjelehtësve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj që All-llahu e bëri për ju mekamje, e ata ushqeni nga ajo, veshni dhe u thoni fjalë të mira.

Albanian

٦
Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë,e nëse vëreni te ta pjekuri, atherë drzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para setë rrite ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është ivarfër, le të hajë me maturi. E kur t’ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që All-llahu është llogaritës.

Albanian

٧
Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e coaktuar (nga Zoti).

Albanian

٨
Kur të prezentojnë (në pjestimin e pasurisë që ka lënë i vdekuri) të afërmë, bonjak dhe varfnjak (që nuk janë pjestarë në trashigim), jepnu nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thuanu fjalë të mira.

Albanian

٩
Le të frikësohen ata (në prag të vdekjes) sikur të linin pas vete pasardhës të paaftë për të cilët kanë dro (si do të jetë gjendja e tyre) le t’i ruhen allahut (dënimit të Tij) dhe le t’ju thonë (jetimëve) fjalë prindore.

Albanian

١٠
Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e Xhehennemit.

Albanian

He has revealed to you ˹O Prophet˺ the Book in truth, confirming what came before it, as He revealed the Torah and the Gospel
— Dr. Mustafa Khattab, the Clear Quran
He has revealed to you ˹O Prophet˺ the Book in truth, confirming what came before it, as He revealed the Torah and the Gospel
— Dr. Mustafa Khattab, the Clear Quran
He has revealed to you ˹O Prophet˺ the Book in truth, confirming what came before it, as He revealed the Torah and the Gospel
— Dr. Mustafa Khattab, the Clear Quran
He has revealed to you ˹O Prophet˺ the Book in truth, confirming what came before it, as He revealed the Torah and the Gospel
— Dr. Mustafa Khattab, the Clear Quran
He has revealed to you ˹O Prophet˺ the Book in truth, confirming what came before it, as He revealed the Torah and the Gospel
— Dr. Mustafa Khattab, the Clear Quran
Notes placeholders