٤١

Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjelli dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitarë mbi ata (që nuk besuan)?

Albanian

٤٢
Atë ditë ata që nuk besuan dhe kundërshtuan të dërguarin, do të dëshironin (të varroseshin) të rrafshohej mbi ta toka ngase nuk mund t’i fshehin All-llahut asgjë.

Albanian

٤٣
O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, deristë dini se ç’flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisaaa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyne dheun dhe fërkoni me duart (tejemmum). All-llahu shlyen e falë mëkatet.

Albanian

٤٤
A nuk i vure re (Muhammed) ata që iu pate dhënë pjesë nga libri (paria fetare jehude) se si e vazhdojnë rrugën e gabuar dhe dëshirompjnë që e edhe ju të humbni!?

Albanian

٤٥
All-llahu di mësë miri për armiqtë tuaj. Mjafton që All-llahu është përkrahës i juaj dhe mjafton që All-llahu është ndihëtarër i juaji.

Albanian

٤٦
Një palë bga jehudite është që ndryshojnë fjalët (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thërret ti) ata thonë: “Degjuam (fjalën tënde) fhe kundërshtuam (thirrjen tënde), dhe thonë: “dëgjo mos dëgjofsh!” (dhe thonë): “Raina” (këto i thonë) duke përdredhur gjuhët e tyre dhe duke atakuar fenë. E sikur të thoshin ata: “Dëgjuam, respektuam, dëgjo dhe vështrona”, do të ishte më e drejtë, por për shkak të refuzimit të tyre, All-llahu i mallkoi, prandaj besojnë vetëm pak (besim gjysmak).

Albanian

٤٧
O ju që u është dhënë libri, besone atë që e zbritëm (Kur’anin) e që është vërtetues i atij që e keni (Tevratit), para se të shlyjmë fytyra (t’ua fshijmë shqisat) dhe t’i rrotullojmë ose t’i mallkojmë ata si i mallkuam ata të së shtunës. Urdhëri i All-llahut është i kryer.

Albanian

٤٨
S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt të do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.

Albanian

٤٩
A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë vetveten? Jo, All-llahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije.

Albanian

٥٠
Shiko se si shpifin kundër All-llahut! Mjafton kjo (shpifje) si mëkat i hapët.

Albanian

Notes placeholders