٦١

E kur i erdhën familjes së Lutit të dërguarit,

— Albanian

٦٢
Ai (Luti) tha: “Ju jeni njerëz të panjohur (nuk ju njoh)!

— Albanian

٦٣
Ata thanë: “Jo, (nuk kemi qëllim të keq ndaj teje) Të kemi ardhur ty me atë (dënim) që ata dyshonin.

— Albanian

٦٤
Të kemi sjellë të vërtetën, e ne jemi të drejtë (çka themi).

— Albanian

٦٥
Ti ec me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe rri pas tyre (që të mos frkësohen) dhe asnjëri prej jush të mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni.

— Albanian

٦٦
E Ne i kumtuam atij (Lutit) atë çështje, se zhdukja e tyre deri në më të mbramin, do të jetë në mëngjes.

— Albanian

٦٧
E banuesit e qytetit (sadum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrin.

— Albanian

٦٨
Tha: (Luti): “Këta janë mysafirët e mi, e mos më turpëroni mua,

— Albanian

٦٩
Edhe kinie frikë All-llahun e mos më nënçmoni!”

— Albanian

٧٠
Ata thanë: “A nuk të kemi ndaluar që të mos na përzihesh në njerëzit (që ne i mësyjmë)?

— Albanian

Notes placeholders