Kush është më mizor se ai që ndaj All-llahut shpif gënjeshtra apo ka përgënjeshtruar faktet e Tij? S’ka dyshim, shpifësit dhe gënjeshtarëtnuk kanë shpëtim.
Ka prej atyre që ty të dëgjon (kur lexon Kur’anin). Po Ne kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe në veshët e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe dikur t’i shohim të gjitha faktet. ata nuk besojnë, derisa kur te ti e të polemizojnë ata që mohuan thonë: “Nuk është tjetër ky (Kur’ani) vetëm se mit i hershëm.
E sikur t’i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: “Ah sikr të ktheheshim (në dynja), të mos gënjejmë faktet e Zotit toë e të bëhemi nga besimtarët!”
Jo, (s’është ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata do të përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e s’ka dyshim, ata janë gënjeshtarë.
Dhe, sikur t’i kishte parë ata kur të ndalohen para Zotit të tyre e u thuhet atyre: “A nuk është kjo (ringjalja) e vërtetë?” Ata thonë: “ Po, për zotin tonë!” thotë: “Shijoni pra dënimin për atë që mohonit!”