Ai (djali) tha: “Unë do të ngjitëm në një kodër që do të më mbrojë nga uji (vërshimi)!” Tha: nuk ka sot mbrojtës prej dënimit të All-llahut, pos atë që Ai e ka mëshiruar!” Vala hyri mes tyre të dyve, e ai (djali u mbyt në ujë.
E iu pat thënë: “Oj tokë, përbije ujin tënd, dhe o qiell, ndërpreje (shiun), uji u tërhoq, urdhëri u zbatua dhe ajo (anija) undal në (kodrën) Xhudij, e u tha: “I shkatërruar qoftë populli mizor!”
(Zoti) Tha: “O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova se do t’i shpëtojë), ai ishte punëkeq, e ti mos më kërko Mua atë që nuk e di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët!”
(Nuhu) Tha: “Zoti im, unë mbështetem në mbrojtjen Tënde që të (mos) kërkoj prej Teje atë për çka nuk kam njohuri, e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jam i humbur!”
Iu pat thënë: “O Nuh, zbarko qofsh ishpëtuar nga ana Jonë, me begati për tu. Enjë popull (tjetër) do t’i mundësojmë përjetime, e pastaj do t’i godasë dënim i dhembshëm nga ana Jonë.
Këto janë disa rrëfimet e panjohura (pr ty), që po t’i shpallim ty, e që para këtij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra të jeshh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.