٣١

Unë nuk u them juve se te unë janë depot e All-llahut, as nuk u them se unë e di të fshehtën, as nuk u them se unë jam engjëll, as nuk u them atyre që sytë tuaj i nënçmojnë, se All-llahu nuk u dhuroi atyre të mira. All-llahu e di më së miri se çka në shpirtrat e tyre, pse atëherë unë konsiderohem zullumqar.

Albanian

٣٢
Ata thanë: “O Nuh, ti polemizove me ne dhe e zgjate polemikën tonë. Urdhëro, e nëse flet të vërtetën, sillnie pra, të na godasë ajo me çka na kërcënohesh!”

Albanian

٣٣
Ai tha: “Atë ju sjell vetëm allahu, po qe se dëshiron, e ju nuk mund ta pengoni!”

Albanian

٣٤
Nëse përpiqem t’ju këshilloj, po qe se All-llahu don t’ju humb, këshilla ime nuk bën dobi. Ai është Zoti juaj dhe vetëm te Ai do të ktheheni.

Albanian

٣٥
A mos po thonë se ai e trilloi atë? Thuaj: “Nëse unë kam trilluar, atëherë ai është mëkati im, e unë jam larg nga krimet tuaja”.

Albanian

٣٦
E, Nuhut i qe shpallur: “Nuk do të besojë më askush nga populli yt, përveç atyre që kanë besuar (deri më tash), pra mos u brengos për ata që punojnë ata”.

Albanian

٣٧
E, mbaroje anijen nën mbikëqyrjen tonë dhe me mësimin tonë, e mos m’u drejto Mua për ata që bënë zullum, ata gjithqysh janë të përmbytur.

Albanian

٣٨
Dhe ai ndërtonte anijen e paria e popullit të tij, saherë që kalonte pranë tij përqeshej me të. Ai u thoshte: “Nëse talleni me ne, edhe ne do të tallemi me ju, ashtu siç po talleni ju!”

Albanian

٣٩
Dhe më vonë do të kuptoni se cili do të pësojë dënimin e turpshëm dhe mbi të cilin do të jetë dënim i përjetëshëm.

Albanian

٤٠
E kur erdhi urdhëri ynë (i caktuar për ndëshkim) dhe gufoi (uji) prej furrës (vend ku piqet buka), Ne i thamë: “Ngarko në të çdo krijesëë nga një çift edhe familjen tënde, përveç për kë është marrë vendim i hershëm kundër tij, e (ngarkoje) edhe kush ka besuar, po përveç një pakice nuk i kishin besuar atij.

Albanian

Notes placeholders