Edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, përgënjeshtruan edhe ata që ishin para tyre, që atyre u patën ardhur argumente të qarta, me broshura dhe me Libër të ndritshëm.
A nuk e sheh se All-llahu lëshon nga qielli ujë, e Ne nxjerrim me të fruta, ngjyra e të cilave është e ndryshme, e edhe nëpër kodra ka vija të bardha e të kuqe ngjyrash të ndryshme, e ka edhe shumë të zeza.
Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu ka të ngjyrave të ndryshme. Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka është mëkatfalës.
Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet.
Që Ai (All-llahu) do t’ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t’ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë dhe shumë mirënjohës.