٧١

Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtet, ai është kthyer te All-llahu dhe është i pranishëm.

Albanian

٧٢
(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.

Albanian

٧٣
Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kur’anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër.

Albanian

٧٤
Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhsve tanë, neve na bën shembull për të devotshmit”.

Albanian

٧٥
Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (Xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.

Albanian

٧٦
Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai.

Albanian

٧٧
Thuaj: “zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirur të besoni), e ju përgënjeshtruat, andaj dënnimi do t’ju jetë i pandërprerë”.

Albanian

Notes placeholders