٦١

Nuk është mëkat për të verbërin, as të çalin, as për të sëmurin, as për ju vetë, ose nga shtëpitë e etërve tuaj, shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve e të motrave tuaja, ne shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajëve tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që u janë besuar çelësat e tyre, ose (në shtëpitë) e miqve tuaj. Mund të hani bashkërisht ose veçmas, nuk është mëkat. Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përsëndetje të caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndëshme. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet që t’i kuptoni.

Albanian

٦٢
Besimtarë janë ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarit të Tij, dhe mur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij. S’ka dyshim se ata që kërkojnë leje prej teje, ata i besojnë All-llahut dhe të dërguarit të Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë duash, e kërkoi falje All-llahut për ata , se vërtet, All-llahu falë shumë e ështëmëshirues.

Albanian

٦٣
Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit. All-llahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t’i zë ndonjë telashe, ose do t’i godasë dënimi i idhët.

Albanian

٦٤
Veni re, se vetëm në pushtetin e All-llahut është çka ka në qiej dhe në tokë. Ai e di gjendjen tuaj (besimin apo hipokrizinë), e ditën kur i kthehen Atij, Ai do t’u kallëzojë atyre për atë që vepruan. All-llahu është i dijshëm për çdo send.

Albanian

Notes placeholders