٤١

A nuk e di për All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e tokë, madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuara në lutje ndaj Tij dhe për madhërimin e Tij. All-llahu e di ç’punojnë ata.

Albanian

٤٢
Vetëm i All-llahut është i tërë sundimi i qiejve e i tokës dhe vetëm te Ai është e ardhmja.

Albanian

٤٣
A nuk e ke parë se si All-llahu drejton retë, pastaj i bashkon, i bënë grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me te goditë këdo, e ia largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë gati ses’të merr të të parit.

Albanian

٤٤
All-llahu bënë rrotullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto ka fakte për ata që kanë të parit të shëndoshë.

Albanian

٤٥
All-llahu krijoi secilën gjallesë prej uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqitas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e edhe asosh që ecin në të katër këmbët. All-llahu krijon çka të dojë, pse vërtet All-llahu ka mundësi për çdo gjë.

Albanian

٤٦
Ne kemi shpallur argumente të qarta, e All-llahu vë në rrugën e drejtë atë që do.

Albanian

٤٧
Ata (hipokritët) thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut, të dërguarit të Tij, dhe u jemi bindur. Por pas asaj një grup prej tyre zbrapsën. Të tillët nuk janë besimtarë.

Albanian

٤٨
E kur thirrën që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj.

Albanian

٤٩
Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt.

Albanian

٥٠
A thua janë të sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë (në të dërguarin) ose mos frikësohen se All-llahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojë padrejtë kundër tyre? Por jo, ata vet janë zullumqarë.

Albanian

Notes placeholders