٣١

E kur atyre u lexohen ajetet Tona (Kur’ani), thonin: “Kemi dëgjuar (këso fjalësh) dhe sikur të donim edhe ne do të thonim diçka të ngjajshme me këtëdhe se ky nuk është gjë tjetër pos mit i lashtë”.

Albanian

٣٢
Dhe (përkujto) kur thanë: “O All-llah! nëse është ky (Kur’ani) vërtet prej Teje, lësho gur nga qielli kundër nesh, ose sillna ndonjë dënim të idhët.

Albanian

٣٣
Po All-llahu nuk do t’i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t’i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë).

Albanian

٣٤
çka kanë ata që të mos i dënojë All-llahu, kur ata janë që pengojnë (të tjerët) nga xhamia e shenjtë (Qabja), e edhepse nuk janë mbikëqyrës të saj. Kujdestarët e saj janë vetëm ata që ruhen (të devotshmit), por shumica e tyre nuk është që di.

Albanian

٣٥
Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishe tjetër veçëse britmë dhe duartrokitje, prandaj vuane dënimin për shkak se mohonit.

Albanian

٣٦
Ata që nuk besuan, shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar nga rruga e All-llahut. Ata do të shpenzojnë atë dhe ajo do të bëhet dëshprim i tyre, e madje ata do të mposhten. E ata që mohuan, do të përmblidhen vetëm në Xhehennem.

Albanian

٣٧
(Kjo masë) Që ta dallaojë All-llahu të keqin nga i miri, dhe që të këqinjët njëri mbi tjetrin, t’i hedhë në Xhehennem. E të tillët janë më të dëshpruarit.

Albanian

٣٨
Thuaju atyre që nnuk besuan nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t’u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i Zotit), izbatuar ndaj të parëve ëhtë i ditur (edhe ju do t’ju zë).

Albanian

٣٩
Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besim i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë.

Albanian

٤٠
Po nëse refuzojnë, ta dini se All-llahu është mbrojtës i juaji. E, sa mbikëqyrës e ndihmës i mirë është Ai.

Albanian

Notes placeholders