٣١

Ata që përgënjeshtruan se do të takohen me All-llahun (në ditën e gjykimit) kanë humbur përderisa t’u vijë momenti (kijameti) befas e të thonë: “të mjerët ne për atë që lëshuam” (nga punët e mira në dynja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin.

Albanian

٣٢
Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër vetëm se një përjetim e mashtrim. S’ka dyshim se bota tjetër është më e dobishmja për ata që ruhen. A nuk logjikoni?

Albanian

٣٣
Ne dimë se ty të brengos ajo që thonë, e ata nuk të gënjejnëty, por ata mizorë mohojnë argumentet e All-llahut.

Albanian

٣٤
Janë përgënjeshtruar të dërguar para teje, duruan atë gënjeshtër, dhe u torturuan përderisa u erdhi ndihma Jonë, prandaj s’ka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e All-llahut. E ti je i njohur me disa nga ngjarjet e të dërgarve (edhe ti do të ndihmohesh sikurse ata).

Albanian

٣٥
Por, nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe , ti kërkoje, nëse ke mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose në qiell e t’u sjellësh atyre ndonjë argument (po ti s’mund ta bësh këtë). Të kishte dashur All-llahu i kishte tubuar në rrugë të drejtë; po ti mos u bë nga të padijshmit (dhe mos u brengos).

Albanian

٣٦
vetëm ata që kanë dëgjim të shëndosh i përgjigjen (ftesës). Të vdekurit (ata që dëgjojnë dhe nuk besojnë) All-llahu i ringjall, e pastaj te Ai kthehen (u jepatë që e meritojnë).

Albanian

٣٧
Dhe thanë : “Përse të mos i zbret atij (Muhammedit) një mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “S’ka dyshim se All-llahu ka fuqi t’ia zbresë një mrekulli, por shumica e tyre nuk e dinë (se çka do t’i gjente më pas).

Albanian

٣٨
Nuk asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të nara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen.

Albanian

٣٩
E ata që i bënë të rreme faktet Tona janë shurdmemecë të mbetur në errësira. All-llahu e humb kë të dojë e vë në rrugë të drejtë atë që do.

Albanian

٤٠
Thuaju: “ Nëse u vjen dënimi nga All-llahu ose u vjen kijameti, më tregoni,nëse jeni të sinqertë, a do të thirrni kë pos All-llahut (për ndihmë?”

Albanian

Notes placeholders