٢١

Kush është më mizor se ai që ndaj All-llahut shpif gënjeshtra apo ka përgënjeshtruar faktet e Tij? S’ka dyshim, shpifësit dhe gënjeshtarëtnuk kanë shpëtim.

— Albanian

٢٢
Përkujto ditën kur Ne i tubojmë të gjithë dhe u themi atyre që i shoqëruan: “Ku janë ata të shoqëruarit tuaj, që i trillonit?”

— Albanian

٢٣
Atëherë (pas atij sprovimi) përgjigje tjetër s’u mbetetpërveç të thonë: “Për All-llahun, o zoti ynë, ne nuk ishim dhujtarë!”

— Albanian

٢٤
Shih, se si bëjnë gënjeshtra kundër vetes dhe si u shkoi huq ajo që trillonin!

— Albanian

٢٥
Ka prej atyre që ty të dëgjon (kur lexon Kur’anin). Po Ne kemi krijuar mbulesë mbi zemrat e tyre që të mos e kuptojnë atë dhe në veshët e tyre sajuam shurdhim, dhe edhe dikur t’i shohim të gjitha faktet. ata nuk besojnë, derisa kur te ti e të polemizojnë ata që mohuan thonë: “Nuk është tjetër ky (Kur’ani) vetëm se mit i hershëm.

— Albanian

٢٦
Ata ndalojnë (të tjerët) nga ai dhe vetë largohen prej atij (Kur’anit), e me atë nuk shkatërrojnë tjerët vetëm vetveten, dhe nuk e hetojnë.

— Albanian

٢٧
E sikur t’i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: “Ah sikr të ktheheshim (në dynja), të mos gënjejmë faktet e Zotit toë e të bëhemi nga besimtarët!”

— Albanian

٢٨
Jo, (s’është ashtu) po atyre u doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë më parë, prandaj edhe sikur të ktheheshin ata do të përsëritnin atë që e kishin të ndaluar, e s’ka dyshim, ata janë gënjeshtarë.

— Albanian

٢٩
Ata thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm kjo jeta jonë në këtë botë, dhe ne nuk do të rigjallemi.

— Albanian

٣٠
Dhe, sikur t’i kishte parë ata kur të ndalohen para Zotit të tyre e u thuhet atyre: “A nuk është kjo (ringjalja) e vërtetë?” Ata thonë: “ Po, për zotin tonë!” thotë: “Shijoni pra dënimin për atë që mohonit!”

— Albanian

Notes placeholders