٢١

O ju që besuat, mo s shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irituara, e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej më kurrë (prej mëkatesh), por All-llahu e pastron atë që do Ai. All-llahu dëgjon e di.

Albanian

٢٢
Të ndershmit dhe të pasurit nga ju, të mos betohen se nuk do t’u jain t afërmve, të varfërve dhe atyre që pr hir të All-llahut lanë vendlindje e tyre, po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nukdëshironi që All-llahu t’u falë. All-llahu falë dhe mëshiron shumë.

Albanian

٢٣
Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënimshumë i madh.

Albanian

٢٤
Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar.

Albanian

٢٥
Atë ditë All-llahu ua plotëson shpërblimin e merituar, e ata e dinë se All-llahu është Ai i vërteti, i qarta në drejtësi.

Albanian

٢٦
Të këqiat (fra ose fjalë) janë për të këqinjtë edhe të këqinjtë janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit edhe të ndershmit janë për të ndershmet. Ata janë të pafajshëm nga ajo që u thotë atyre. Ata kanë falje të madhe dhe furnizimtë begatshëm.

Albanian

٢٧
O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju në mënyrë që merri mësim.

Albanian

٢٨
Po nëse nuk gjeni aty asnjë, atëherë mos hyni në to derisa t’u jepet leja, e nëse u thuhet kthehuni, ju pra kthenu. Kjo është më e ndershme për ju. All-llahu di çdo gjë që veproni ju.

Albanian

٢٩
Nuk është për ju ndonjë mëkat, nëse hyni në shtëpi të pabanuara, e që në to keni ndonjë përfitim. All-llahu e di atë që e shfaqni haptas dhe atë që e mbani fshehtë.

Albanian

٣٠
Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.

Albanian

Notes placeholders