٨١

Vërtet, ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar”.

Albanian

٨٢
Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thoonë: “Dëboni ata (Lutin me besimtarë) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë (e i largohen të shëmtuarës)”.

Albanian

٨٣
Ne shpëtuakm atë dhe familjen e tij, pos gruas së tij që mbeti aty (ndër të shkatërruarit).

Albanian

٨٤
Ne lëshuam mbi ata një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve!

Albanian

٨٥
E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin. Ai tha: “O popuuli im, adhuronie All-llahun (një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejtë matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre, dhe mos bëni çrregullime në tokë pas përmirësimit të saj. Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë.

Albanian

٨٦
Mos zini pusi në çdo rrugë e të kërcënoheni dhe ta pengoni nga rruga e All-llahut atë që i ka besuar atij (Shuajbit), e të kërkoni shtrembërimin e asaj (e rrugës). Përkujtoni kur ishit pakicë e Ai ju shumoi dhe shikoni se sifndi i çrregullusve.

Albanian

٨٧
E në qoftë se një grup prej jush është që besoi asaj me të cilën unë u dërgova, enjë grup nuk, duroni deri të gjykojë All-llahu, e Ai është gjykatësi më i mirë.

Albanian

٨٨
Paria, që ishte krjelartë nga populli i tij, tha: “O Shuajb, ne do të dëbojmë ty dhe së bashku me ty edhe me ata që besuan nga fshati ynë, ose pa tjetër të ktheheni në fenë tonë”. Ai (Shuajbi)tha: “A edhe nëse ne nuk e dëshirojmë atë (kthimin)?”.

Albanian

٨٩
Ne do të kemi shpifur gënjeshtër ndaj All-llahut, nëse ktheheni në fenë tuaj (idhujtare), pasi që All-llahu na shpëtoi nga ajo. Nuk është për ne të kthehemi në të vetëmnëse është dëshira e All-llahut, Zotit tonë. Zoti ynë ka përfshirë me diturinë e vet çdo send, ne ju kemi mbështetur All-llahut. Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës.

Albanian

٩٠
Krerët prej popullit të tij, që nuk besuan, i thanë: (Popullit i thanë) Nëse shkoni (pranoni)pas Shuajbit, (pas fesë së tij) atëherë ju jeni me siguri të dëshpëruar.

Albanian

Notes placeholders