٣١

O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), han dhe pini e mos teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).

Albanian

٣٢
Thuaj: “Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robtë e vet?” Thuaj: “Ato janë në këtë botëpër ata që besuan, e në ditën e kijametitjanë të posaqme për ta. Kështu i sqaron argumentet një populli që kupton.

Albanian

٣٣
Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, mdaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.

Albanian

٣٤
çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur t’u vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për një ashnjë moment, e as të përngutet më parë.

Albanian

٣٥
O bijtë e Ademit, juve ju vijnë të dërguar nga mesi juaj, ju përkujtonë faktet e Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe përmirësohet, për ta s’ka as frikë as s’kanë përse të pikëllohen.

Albanian

٣٦
E ata që i konsideruan të rreme faktet tona dhe kryelartësi u larguan prej tyre, ata janë banues të zjarrit dhe në të janë përjetë.

Albanian

٣٧
Kush është më mizor se ai që trilin shpifje ndaj All-llahut, apo i përgënjeshtron argumentet e Tij? Ata e arrijnë pjesën e tyre që u është caktuar (në shënime) deri kur t’u vijnë atyre të dërguarit tanë (mekaiket) t’ju marrin shpirtine u thonë: “Ku janë ata që pos Zotit i lutshit?” Ata thonë: “Kanë humbur prej nesh” dhe ashtu dëshmojnë për vete se ishin mohues (kafira).

Albanian

٣٨
(All-llahu) Ju thotë: “Hyni në Xhehennem me atë popull që ishte para jush nga xhinët dhe nga njerëzit (e që ishin si ju). Sa herë që një gruphyn në të , e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të të ggjithë, grupi i fundit i tyre thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, këta (pari) na kanë humbur neve (nga rruga e drejtë), pra shtoju dënimin me zjarr atyre!” (All-llahu) Thotë: “Për secilin (grup) është (dënimi) i shtuar, por ju nuk po dini.

Albanian

٣٩
Të parët e tyre (paria) të mbramëve të tyre ju thotë: “ Ju nuk keni përparësi ndaj nesh (pse vetë keni bërë kufur), shijone pra dënimin për atë që e fituat!”

Albanian

٤٠
Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumente Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhennet deri të përbirojë devja vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët.

Albanian

Notes placeholders