١١

Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm.

Albanian

١٢
Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem me (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që të mësoni njehësimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme.

Albanian

١٣
Secili njeri ia kemi njgjeshur në qafë fluturakën (shënimin - për veprimin) e tij, në ditën e gjykimit, Nee do t’ia prezentojmë atij libër të hapur,

Albanian

١٤
“Lexo librn tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes”.

Albanian

١٥
Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askushnuk do ta batë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t’ia dërgojmë të dërguarin.

Albanian

١٦
kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi ei merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.

Albanian

١٧
Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues i mëkateve të robëve të Tij.

Albanian

١٨
kush është që ka për qëllim vetëm kët botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në Xhehennem i nënqmuar, i përbuzur.

Albanian

١٩
E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtarë, përpiqet për të ashtu si i tako asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti).

Albanian

٢٠
Ne secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar.

Albanian

Notes placeholders