Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar, e atë që e le të humbur, për ata nuk do të gjesh ndihmëtarë përveç Atij. Në ditën e kijametit Ne i tubojmë ata duke i tërhequr rrëshqanas me fytyra për dhe, të verbër, memecë të shurdhët. Vendi ti tyre është Xhehennemi, sa herë që të pushojë flaka Ne u shtojmë flakën e zjarrit.
— Albanian