٣١

A nuk sheh se anijet lundrojnë në saje të mirësisë së All-llahut, e oër t’u reguar juve madhërinë e Tij. Vërtet, edhe në këtë ka argument për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë mirënjohës.

Albanian

٣٢
E kur i mbulon ata ndonjë valë si reja, i drejtohen All-llahut sinqerisht me besim vetëm ndaj Tij, e kur i shpëton ata e dalin në tokë, ka disa prej tyre që i mbesin besimit të drejtë, e faktet Tona nuk i refuzon kush pos të pabeit dhe përbuzësit.

Albanian

٣٣
O ju njerëz, kini frikë ditës kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t’i bëjë asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është e sigurt, pra mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndajë All-llahut djalli mashtrues.

Albanian

٣٤
S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se çka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do t’i ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.

Albanian

Notes placeholders