٧١

O ju që besuat, rrini të përgatitur (të armatosur) dhe dilni (për në luftë) grup pas grupi apo të gjithë së bashku.

Albanian

٧٢
Ka disa prej jush që zvaritet (nuk del në luftë). E nëse ju godet juve ndonjë e papritur thotë: “Zoti më favorizoi që nuk isha i pranishëm bashkë me ta” (në luftë).

Albanian

٧٣
Po nëse ju takon juve ndonjë e mirë nga All-llahu, ai (munafiku) me siguri do të thoshte: si mos të kishte ekzistuar mesh jush dhe mes tij ndonjë njoftëssi, për fat, të kisha qenë së bashku me ta e të kisha arritur një fitim të madh.

Albanian

٧٤
Le të luftojnë në rrugën e Allaut, ata që e japin jetën e kësaj bote për tjetrën. Kush lufton në rrugën e All-llahut e mbytet (bie dëshmor) ose triumfon, Ne do t’i japim atij shpërblimtë madh.

Albanian

٧٥
ç’keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t’i shpëtuar) të paaftit : nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: “Zoti ynë! nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!”

Albanian

٧٦
Ata që besuan luftojnë në rrugë të All-llahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s’ka dyshim se intriga e është e dobët.

Albanian

٧٧
A nuk i vure re ata të cilëve iu pate thënë: “ndalni duart tuaja jepne zeqatin!” E kur iu bë atyre obligim lufta, që një grup prej tyre u frikësoheshin njerëzvesiç është frika ndaj All-llahut, e edhe më fort. Thonin: “Zoti ynë, pse na e bëre obligim luftën? Sikur të na e kishe shtyrë deri nënjë afat të afërt!” Thuaju: “Përjetimi ikësaj bote është pak, e për atë që është i devotshëm, bota tjetër është shumë më e dobishme. Nuk do t’ju bëhet pa drejtë as sa fija.

Albanian

٧٨
Kudo që të jeni vdekja do t’ju kapë, po edhe në qoftë se jeni në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata (munafikët) ndonjë e mirë, thonë: “Kjo është nga All-llahu”. E nëse i qëllon ata ndonjë e keqe: “Kjo është nga ti (Muhammed)”. Thuaju: “Të gjitha janë nga All-llahu!” ç’është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?

Albanian

٧٩
çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë.

Albanian

٨٠
Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam roje kundër tyre .

Albanian

Notes placeholders