٦١

Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do t’i arrijnë ato.

— Albanian

٦٢
Ne nuk e obligojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij dhe te Ne është libri (i shënive) që shënon saktësisht (veprat) dhe atyre nuk u bëhet padrejtë.

— Albanian

٦٣
Por zemrat e tyre (mohuasve) janë të verbëruara nga ky(libër), e përveç kësaj, ata vazhdojnë të bëjnë vepra të këqia.

— Albanian

٦٤
Ndërkaq, kur t’i kapim me dënim ata qëë kanë çuar jetë të shfrenuar, atëherë ata me britmë bëjnë lutje (duke kërkuar mdihmë).

— Albanian

٦٥
Mos e ngritni zërin tash, se ju nuk e keni ndihmën Tonë!

— Albanian

٦٦
Sepse, juve u lexoheshin ajatet e Mia, e ju zbrapseshit.

— Albanian

٦٧
Si arogant ndaj tij (ndaj Kur’anit, ose ndaj Qabës), e me fyerje kundër tij natën bisedoshit.

— Albanian

٦٨
A nuk menduan ata thellë fjalën (Kur’anin), apo mos u erdhi atyre diçka, që të parëve të tyre të lashtë nuk u pat ardhur,

— Albanian

٦٩
apo mos nuk e nnjohin të dërguarin e vet (Muhammedin), prandaj ata e refuzojnë atë?

— Albanian

٧٠
Apo mos thanë për të se është i çmendur? Jo, por ai ka ardhur me të vërtetën, e shumica e tyre e urren të vërteën.

— Albanian

Notes placeholders