٣١

O populli ynë, përjigjuni thirrësut të All-llahut dhe besoni atij! Ai ju falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje.

Albanian

٣٢
E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!”

Albanian

٣٣
a nuk e dinë ata se All-llahu që krijoi qiejt dhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre, Ai ka fuqi t’i ngjallë të vdekurit. Po, Ai është i plotfuqishëm për çdo send.

Albanian

٣٤
E ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thuhet): “A nuk është ky (dënimi) i vërtetë?” Ata thonë : “Po pasha Zotin tonë!” Ai thotë: “Për shkak se nuk besuat, pra vuanie dënimin!”

Albanian

٣٥
Ti (Muahamed) duro, ashu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos ërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar.

Albanian

Notes placeholders