٣١

Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: “All-llahu”. Ti thuaj: “A nuk frikësoheni?” (dënimit).

Albanian

٣٢
E ky është All-llahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën (të vërtetës)?

Albanian

٣٣
Kështu është pra, vendimi i zotit tënd kundër të shfrenuarve, pse ata nuk besojnë.

Albanian

٣٤
Thuaj: “A ka prej idhujve tuaj ndokush që ta fillojë krijimin e mandej atë (pas vdekjes) ta rikthejë?” Thuaj: “All-llahu e nus krijimin dhe sërish e rikthen. Si i largohen pra, së vërtetës?

Albanian

٣٥
Thuaj: “A ka ndokush prej idhujve tuaj që ndonjë të humbur ta drejtojë në rrugën edrejtë? Thuaj: “Vetëm All-llahu udhëzon në të vërtetën. . Atëherë pra, a është më e drejtë të shkohet pas tij që udhëzon në rrugën e drejtë, apo pas atij që nuk udhëzon, (sepse nuk mund të udhëzojë as vetveten) vetëm nëse prej dikuj tjetër udhëzohet? ç’është me ju? Si gjykoni?

Albanian

٣٦
Shumica e tyre nuk përkjnë tjetër pos supozim, e supozimi nuk është asgjë ndaj të vërtetës. All-llahu di shumë mirë për atë që punojnë.

Albanian

٣٧
Nuk është e logjikshme të mendohe se ky Kur’an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve.

Albanian

٣٨
Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: “Sillne pra ju një kaptinë të ngjajshme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni”.

Albanian

٣٩
Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur’anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin dhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve.

Albanian

٤٠
Ka prej tyre (te të cilët u dërgua Muhammedi) që e besojnë atë(Kur’anin), e ka prej tyre edhe asaish që atë nuk e besojnë. Zoti i njeh ë së miri kokëfortit.

Albanian

Notes placeholders