١٦١

Edhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre.

Albanian

١٦٢
Por ata, prej tyre që kanë thesar të diturisë, dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpallty dhe atë që u shpall para teje, besojnë edhe ata që e falin namazin dhe japin zeqatim dhe besimtarët në All-llahun e në jetën e ardhshme. Të tillëve do t’u japim shpërblim të madh.

Albanian

١٦٣
Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is-hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm hënë Zeburin.

Albanian

١٦٤
Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta,dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli All-llahu me fjalë.

Albanian

١٦٥
të dërguar që ihin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të kenë fakt (arsyetim) pars All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.

Albanian

١٦٦
(Jehuditë i thanë se nuk të besojnë në shpallje Muhammedit) Por allahu dëshmon për atë që t’u zbrit ty, atë ta zbriti sipas dijes së Vet, edhe engjëjtë dëshmojnë, po mjaft është All-llahu dëshmues.

Albanian

١٦٧
Ata që nuk besuan dhe penguan nga rruga e All-llahut, ata kanë humbur shumë larg.

Albanian

١٦٨
Aa që nuk besuan dhe bënë zullum, All-llahu as nuk ka për t’i falur as nuk ka për t’i drejtuar në rrugë ,

Albanian

١٦٩
Përpos rrugës së Xhehennemit, në të cilin do të jenë përjetë të përsosur. E për All-llahun kjo është lehtë.

Albanian

١٧٠
o ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj, pra të i besoni se është më e dobishme për ju. por nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ç’ka në qiej e tokë është vetëm e All-llahut. All-llahudi (gjendjen e robëve), është më urti.

Albanian

Notes placeholders