١٤١

Ata janë që presin se ç’po ju ngjanë juve. Nëse me ndihmën e All-llahut ngadhënjeni, ata thonë: “A nuk ishim me ju?” E nëse jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: “A nuk mbizotëruam ne mbi ju (por nuk deshtëm të mposhim0 dhe penguam prej jush besimtarët!” All-llahu do të gjykojë mes jufsh ditën e gjykimit. All-llahu krrsesi nuk iu mëndëson jbesimtarëve mbizotërim të pltë mbi besimtarët.

Albanian

١٤٢
Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun.

Albanian

١٤٣
Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë asme ata (me jobesimtarët). Po atë që e mposht All-llahu, ti nuk mund të gjesh shpëtim për te.

Albanian

١٤٤
O ju që besuat, mos zini miq jobesimtarët e t’i lini manash besimtarët! A doni t’i sillni allahut argument të qartë kundër vetës!

Albanian

١٤٥
S’ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund0 të zjarrit dhe për ta nuk do të gjesh mbrojtës,

Albanian

١٤٦
Përveq atyre që u penduan, u përmirësuan, iu përmbajtën All-llahut (mësimeve të Tij) dhepraktikojnë sinqerisht fenë e tyre për All-llahun. Të tillët do të jenë bashkë me besimtarët, e All-llahu ka për t’iu dhënë besimtarëve shprblim të madh.

Albanian

١٤٧
çfarë ka All-llahu me dënimin tuaj? E falënderuat dhe i besuat? (e para nuk i pakëson sundimin e as e dyta nuk ishton) All-llahu është mirënjohës i dijshëm.

Albanian

١٤٨
All-llahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqia përveç (publikimit) të atij që i bërë padrejt. All-llahu është dëgjues, i dijshëm.

Albanian

١٤٩
Nëse publikoni ndonjë të mirë ose e fshihni, ose i falni ndonjë të keqe (dikujt), All-llahu i plotfuqishëm falë shumë.

Albanian

١٥٠
S’ka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: “Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë” e mes këtij duam të marrin rrugë.

Albanian

Notes placeholders