٢١

All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahvudh): “Unë dhe të dërguarit e Mi, pa tjetër do të ngadhnjejmë!” All-llahu është i fortë, ngadhnjyes.

Albanian

٢٢
Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i shpjerë në Xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Aty janë përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit.

Albanian

Notes placeholders