٢١

E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim,Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhsësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.

Albanian

٢٢
Ne atyre u shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë.

Albanian

٢٣
Aty njëri-tjetrit ia zgjasim gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.

Albanian

٢٤
Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.

Albanian

٢٥
Dhe njëri-tjetrit i qasen duke i pyetur (për punët e tyre në dynja).

Albanian

٢٦
(Këta) Thonë: “Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim.

Albanian

٢٧
E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.

Albanian

٢٨
Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai është bamirës, meshirues”.

Albanian

٢٩
Pra ti përkujto (me Kur’an) se me dhuntimë e Zotiti tënd ti nuk je as falltor, as i çmendur.

Albanian

٣٠
E ata thonë: “Ai është poet, po presim kohën ta zhdukë”.

Albanian

Notes placeholders