“A mos u çuditët që shpallja ju erdhi nga Zoti juaj përmes (gjuhës së) një njeriu nga mesi juaj, për t’ju tërhequr vërejtjen që të ruheni dhe ashtu të shpëtonni!”
Po ata e përgenjeshtruan atë (Nuhun), e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije, ndërsa ata që përgenjeshtruan faktet tona i fundosëm. Vërtet, ata ishin popul i verbër.
Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, e ai tha: “O populli im, adhuronie (një Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!”
Amos ju erdhi çudi që ju erdhi përmes një njeriu nga mesi juaj, e për t’ju tërhequr vërejtjen. Perkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe ju shtoi fuqinë fizike. Përkujtoni të mirat e All-llahut që të gjeni shpëtim.
Ata thanë: “A na erdhe (të na frikësosh) që ta adhurojmë vetëm All-llahun e të braktisim atë çka adhuronin prindërit tanë? Nëse je i vërtet (çka thua) sillna atë që na premton (kërcenohesh)”.