١٥١

(Musai) Tha: “Zoti im, më falë mua dhe vëllain tim dhe na dhuro mëshirën Tënde, se Ti je mëshirues i mëshiruesve.

Albanian

١٥٢
Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin ka për t’i përfshirë përbuzja nga Zoti i tyre dhe nënçmimi në jetën e dynjasë. Kështu, i shpërblrjmë (me dënim) trilluesit e rrenës.

Albanian

١٥٣
E ata që ënë vepra të këqia e pastaj u penduan pas tyre, dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua falë gabimet dhe është mëshirues pas tij (pas pendimit të tyre).

Albanian

١٥٤
E kur iu ndalë hidhërimi Musait, ai mori pllakat (që i pat hedhur), e në tekstin e tyre ishin (shënuar) udhëzime e mëshirë për ata që kanë frikë ndaj Zotit të tyre.

Albanian

١٥٥
Musai zgjodhi nga populli i vet shtatëdhjetë veta për kohën që Ne ia caktuam takimin. E pasi që kapi ata dridhja (e tokës), ai tha: “Zoti im!, sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur më parë ata dhe mua. A po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne? Kjo është vetëm sprovë e Jotja, që me të e bën të humbur atë që do, dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do. Ti je mbrojtësi ynë, pra falna e mëshirona, se Ti je më i miri që falë (gabimet).

Albanian

١٥٦
Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në dynja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: “Dënimi im është ai me të cilin e godas cilindua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen (mëkateve), e japon zeqatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë.

Albanian

١٥٧
Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejenë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil,e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndëshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e ndërojnë dhe e ndihmonë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.

Albanian

١٥٨
Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërgari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s’ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jeë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqnie rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën.

Albanian

١٥٩
Edhe prej populloit të Musait qe një grup që udhëzoi drejtë dhe iu përmbajt asaj (drejtësisë).

Albanian

١٦٠
Ne i ndamë ata (populln e Musait) nëdymbëdhjetë grupe fises, e kur Musait i kërkoi ujë populli i vet, Ne e udhëzuam (duke thënë): “Bjeri me shkopin tënd gurit” (ai ira) dhe prej tij (gurit) gufuan dymbëdhjetë kroje, ashtu që secili grup e dinte krojin e vet. Ne bëmë që retë t’u bëjmë hije atyre dhe u sollëm rrëshirë dhe shkutëza (dhe u thamë): “Hani nga të mirat me të cilat ju dhuruam!” (e pse ishit përbuzës). Ata nuk na dëmtuan Ne, por e dëmtuan vetveten e tyre (ngase u dënuan).

Albanian

Notes placeholders