Kur u vinte atyre e mira (viti i begatshëm), ata thonin: “Kjo është e (mira) jona thjesht”. E kur i godiste ndonjë e keqe, fatin e zi ia përshkruanin Musait dhe atyre (besimtarëve) që ishin me të. Veni re, fati i tyre është te All-llahu (e jo te Musai), por shumica e tyre këtë nuk e dinin.
Atëherë (për shkak të mohimit) Ne lëshuam kundër tyre: vërshimin, karkalecat, rriqërat (insekte dëmtuese), bretkocat dhe gjakun, fakte të gjalla njëra pas tetrës, po ata mbanin kokëfortësi sepse ishin mëkatar.
Pasi që i gjeti belaja (me ato masa dënimi) ata thanë: “O Musa, lute ër ne Zotin tënd me atë meritë që ke (si pejgamber), nëse na e largon dënimin ne do të pranojmë ty (si të dërguar) dhe do t’i lejojmë beni israilët bashkë me ty (të shkoni ku të doni).
E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëgam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilve; rrënuan atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata.
Bni israilët i kaluam përtej detit, e ata me një popull që adhuronte do statuja të tyre, dhe thanë: “O Musa, na e bën edhe ne një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)”. Ai (Musai) tha: “Ju jeni popull që nuk dini”.