Përpos kush (nuk është i dërguar) bën mëkat (ai frikësohet) e që të keqen e zëvendëson me të mirën, atëherë s’ka dyshim se Unë jam ë fali shumë dhe jam mëshirues.
Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe, e këto janë ndër nëntë argument për të (vajtur) faraon dhe populli i tij, se me të vërtetë ata jaë popull i prishur.
Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se shin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjmadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.
Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të d thanë: “I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë”.
E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: “O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na shtë dhuruar nga gjithçka, e, vërtet ky është shpërblim i qartë”.
Deri atëherë kur ariitën mbi luginën e buburrecave, një buburrëc tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u coptojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”.
E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: “Zoti im, më mudnëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe ëq të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën tënde më shtie në mesin e robërve Tuaj të mirë!”