٦٤

E pas asaj (besës) ju më vonë ia kthyet shpinën e po të mos ishte mirësia dhe mëshira e All-llahut ndaj jush, ju do të ishit prej të dëshpruarve (në të dy jetërat).

Albanian

٦٥
Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhërin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur!

Albanian

٦٦
Atë (shndërrimin e tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për të pastajshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit.

Albanian

٦٧
(Përkutjoni) Edhe kur Musai popullit të vet i tha: “All-llahu ju urdhëron ta therrni një lopë! Ata thanë: “A bën tallje me ne?” Ai tha: “All-llahut i mbështetem të më ruaj e të mos bëhem nga injorantët!”

Albanian

٦٨
Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë është ajo? Ai tha: “Ai thotë se ajo është një lopë as e vjetër (e moshuar) as e re (mëshqerë), është e mesme, zbatoni pra atë që urdhëroheni!”

Albanian

٦٩
Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ngjyra e saj? A tha: “Ai thotë se ajo është një lopë e verdhë, ngjyra e saj është e fortë që kënaqë shikuesit”.

Albanian

٧٠
Ata thanë: “Lute Zotin tëndë për ne që të na sqarojë çfarë është ajo, se lopët na janë përzier (janë bërë të ngjashme) e ne do të gjejmë të vërtetën në dashtë All-llahu!

Albanian

٧١
Ai tha: “Ai thotë se ajo është lopë jo e lodhur duke lëruar tokën as duke ujitur bimët, ajo është pa të meta dhe në të nuk ka shenjë (ngjyrë tjetër)!” Ata thanë: “E tash na e sqarove saktë dhe e therrën atë, e për pak e lanë pa e kryer punën.

Albanian

٧٢
(Përkujtoni) Kur e patët mbytur një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për te, e All-llahu është zbulues i asaj që e mbanit fshehtë.

Albanian

٧٣
E ne u thamë: “Mëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therrur)!” Ja, kështu All-llahu ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që të kuptoni.

Albanian

He has revealed to you ˹O Prophet˺ the Book in truth, confirming what came before it, as He revealed the Torah and the Gospel
— Dr. Mustafa Khattab, the Clear Quran

Notes placeholders