Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: “Lufta në te është e madhe (mëkat i madh) , por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha te All-llahu. E fitneja është edhe më e madhe se mbytja. Ata do t’u luftojnë juve vazhdimisht për t’ju zbrapsur, nëse munden, nga feja juaj. E kush zbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në të do të qëndrojnë përjetshëm.
— Albanian