Për shkak të veprave (të këqia) të njerëzve, janë shaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj. ), e për ta përjetuar ata një pjesë të kësaj të keqeje që e bënë, ashtu që tërhiqen (nga të këqijat).
Nga argumentet e Tij është edhe: Që Ai t’i lëshojë erërat myzhdexhinj dhe t’u shijojë juve nga meshira e vet (shiun); dhe të lundrojë anijet me vullnetin e Tij, dhe që të përfitoni nga të mirat e Tij dhe ashtu, ju jeni mirënjohës.
Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa mdëshkuese. Obligimi yni ishte të ndihmojmë besimtarët.
All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrinë lart si të dojë e i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të vet, qe, ata gëzohen.