٥١

(ringjallja është) Atë ditë kur Ai j thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke lavdëruar Atë, e ju duket se ju qëndruat (në dynja) vetëëm pak kohë.

Albanian

٥٢
E ti robve të Mi thuaju: “Le ta thon ata që është më e mira, pse djalli ndësen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut”.

Albanian

٥٣
Zoti i juaj më së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron dhe nëse Ai do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar rojë të tyre (nuk të besuam ty punën e tyre e t’i fusësh me dhunë në besim).

Albanian

٥٤
Zoti yt e di më së miri gjenden e atij që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj, Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).

Albanian

٥٥
Thuaj: “Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund të heqin prej jush mjerimin, as nuk mund të mënjanojnë”.

Albanian

٥٦
Të tillë (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënf ëshë për t’iu ruajtur.

Albanian

٥٧
Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër (lehvi mahfudh).

Albanian

٥٨
Neve nuk na pengoi asgjë që t’u sjellim argumente (mrekulli0, pos asaj që ata të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë Themudit deven (mrekulli) konkrete, e ata e mohuan atë. E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim.

Albanian

٥٩
përkujto, kur Ne të thamë: “Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojmë edhe në ju sjellësh mrekulli). E atë pamjen tënde që të treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kur’an), nuk ibëmë tjetër vetëm sprovë për njerëz. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk shton ai tjetër vetëm se rebelim të madh.

Albanian

٦٠
Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: “Bëni sexhde Ademit!” (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: “A t’i bej sexhde atij që e krijove nga balta?”

Albanian

Notes placeholders