٤١

All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s’ka askush pos Tij që mund t’i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që falë.

Albanian

٤٢
Ata me betimin më të fortë të tyre janë betuar në All-llahun se, nëse u vjen atyre ndonjë pejgamber, do të jenë më të udhëzuarit (më besimtarët) nga njeri i atyre popujve (jahudi ose i krishterë), e kur u erdh atyre pejgamberi, atyre nuk u shtoi tjetër vetëm se largim.

Albanian

٤٣
(Largim) Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e All-llahut kurrë nuk do të hasësh devijim.

Albanian

٤٤
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të sohin se si ishte përfundimi i atyre që ishin para tyre, ndonëse ata ishin edhe më të fuqishëm. All-llahu nuk është i tillë që ndonjë send në qiej e as në tokë të mund ta bëjë të paaftë Atë; Ai është i dijshëm, i fuqishëm.

Albanian

٤٥
E sikur All-llahu t’i kapte njerëzit sipas veprave (të këqia) të tyre, nuk doheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s’ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet.

Albanian

Notes placeholders