٦١

I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon.

— Albanian

٦٢
Ai është që bëri natë e ditën zëvendsuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.

— Albanian

٦٣
E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: “Paqe!”

— Albanian

٦٤
Dhe që për hirë të Zotit të tyre natën e alojnë duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).

— Albanian

٦٥
Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e Xhehennemit, e s’ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë”.

— Albanian

٦٦
Ai, vërtet është vendqëndrim i keq.

— Albanian

٦٧
Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, po mbajnë mesataren e janë të matur.

— Albanian

٦٨
Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.

— Albanian

٦٩
Atij i dyfishohet dënimi ditëne kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë.

— Albanian

٧٠
Përveç ati që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqiat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.

— Albanian

Notes placeholders