٢١

E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: “Përse të mos na dërgohen neve engjëj, ose përse të mos shohim Zotin tonë ?” Ata tejçmuan lartë veten dhe u sollën me arrogancë.

Albanian

٢٢
Për kriminelët atë ditë kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata (engjëjt) u thonë: “Është e ndaluar çdo e mirë (apo Xhenneti është haram për ju)!”

Albanian

٢٣
E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë për hi e pluhur.

Albanian

٢٤
Atë ditë banuesit e Xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme.

Albanian

٢٥
Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore.

Albanian

٢٦
Atë ditë sundimi i vërtetë është i të Gjithëmëshirëshmit, e ajo ditë për jobesimtarët do të jetë ditë e vështirë.

Albanian

٢٧
Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart eveta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!”

Albanian

٢٨
O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik!

Albanian

٢٩
Në të vërteë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.

Albanian

٣٠
E i dërguari tha: “O Zot imi, vërtet, populli im e konsideroi këtë Kur’an si (diç) të hedhur!”

Albanian

Notes placeholders