٥١

Kur thirrën besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!” Të tillët janë ata të shpëtuarit.

Albanian

٥٢
Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të TIj, të tillët janë ata që do të arrijnë atë që dëshirojnë.

Albanian

٥٣
Ata (hipokritët) betohen me një betim të fortë në All-llahun se sikur t’i urdhëroshe ti, ata gjithsesi do të dilnin në (për në luftë). Thuaj: “Mos u betoni” Bindja është ditur, (ju vetëm me gojë thoni e jo me zemër). S’ka dyshim, All-llahu hollësisht di çka vepron.

Albanian

٥٤
Thuaj: “Respektone All-llahun, respektone të dërguarin!” Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën . I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë.

Albanian

٥٥
Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit.

Albanian

٥٦
Falni rregulisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.

Albanian

٥٧
Kurrsesi mos mendo se janë të pathyrshëm në këtë jetë ata që nuk besuan. Vendi tyre është zjarri e sa përfundim i keq është ai.

Albanian

٥٨
O ju të cilët besuat, ata të cilët i keni në pronësinë tuaj (shërbëtorët) dhe ata që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te ju në tri kohë: para namazit të sabahut, në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja (për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë, që të tria këto kohë janë kur ju jeni të veshur. Pos atyre tri kohëve nuk është mëkat as për ju as për ata, të vizitoni njëri-tjerin. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet e veta. All-llahu është i dijshëmi i urti.

Albanian

٥٩
E kur fëmijët tuaj ta arrijnë moshën epjekurisë, le të kërkojnë leje (për hyrje) ashtu si kërkuan ata para rteë. All-llahu ju shpjegon dipozitat e veta, sepse Ai di më së miri dhe është më i urti.

Albanian

٦٠
E gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë martesë më, nuk është mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre, po duke mos qenë zbuluese të bukurive, megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura. All-llahu dëgjon, di.

Albanian

Notes placeholders