١٠١

Kur tëjeni nëudhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frigoheni se jobesimtarët dot’ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesmtarët janë armiq tuaj të hapët.

Albanian

١٠٢
Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje),ekur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë),këta le të të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur , e të falet me ty dhe le t’i bartin armët dhe të jenë në gjendje gadishmërie. Ata që nuk besojnë, e dëshirojnë moskujdesin tuaj ndaj armëve e mjeteve që t’iu vërsulen njëherë me të gjitha fuqitë. Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është mëkat të mos ibartni armët, por mbani gadishmërinë tuaj. All-llahu ka përgaditë dënim nënqmues për jobesimarët.

Albanian

١٠٣
Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.

Albanian

١٠٤
Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut, pse nëse ndieni dhëmbje edhe ata ndjejnë dhëmbje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresjnë. All-llahu është i Dijshëm, Ligjdhënës i Matur.

Albanian

١٠٥
Ne të zbritëm ty (Muhammed)librin (Kur’anin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes nerzëve me atë që të mësoi All-llahu. Mos u ngatërro për tradhtarët (mos udil në ndihmë).

Albanian

١٠٦
Kërko falje (për këtë) All-llahut. All-llahu falë, mëshiron.

Albanian

١٠٧
Mos polemizo për ata që tradhtojnë vetveten. All-llahu nuk e do atë që është gënjeshtar e mëkatar.

Albanian

١٠٨
Ata fshihen (turpërohen) prej njreëzve, e nuk turëprohen prej All-llahut, e Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është ikënaqur Ai. All-llahu nuk mund t’i shpëtojnë veprimet etyre.

Albanian

١٠٩
Ja, ju jeni ata që i mbrojtët (gënjeshtarët) në ejtën e kësaj bote, kush do të polemizojë me All-llahun për ditën e gjykimit, apo kush do ti marrë në mbrojtje?

Albanian

١١٠
Kush bën ndonjë të keqe apo ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues.

Albanian

Notes placeholders