٣١

Është Xhenneti i Adn-it, ku do të hyjnë, nën të rrjedhin lumenj, aty kanë çka të dëshirojnë, ashtu i shpërblen All-llahu të ruajturit.

Albanian

٣٢
të cilvet duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: “Selamun alejkum” - gjetët shpëtimin, hyni në xhehet, për hir të asaj që vepruat.

Albanian

٣٣
A mos presin ata (idhujtarët) diçka tjetër përveç t’u vijnë engjëjt (e t’ua marrin shpirtin) ose t’u vijë urdhëri (dënimi) i Zotit tënd. Ashtu punonin ata që ishin para tyre, pra All-llahu nuk u bëri padrejtësi atyre, por ata ishin që vetvetes i bënë padrejtë.

Albanian

٣٤
Andaj, ata i goditi dënimi i të këqijave që i bënë dhe i kaploi (i përfshiu ajo e keqe) ajo me të cilën ata talleshin.

Albanian

٣٥
Ata që i bënin shok zotit (idhujtarët) thanë: “Sikur të kishte dashur All-llahu, as ne, eas prindërit tanë nuk do të adhuronin asnjë send pos Tij, dhe nuk do të ndalonim (nuk do të konsideronim të ndaluar) asnjë send poa (ndalesave të) Tij. Kështu (këso gënjeshtrash) bënin edhe ata që ishin para tyre. Po a mos kanë të dërguarit obligim tjetër, përveç që t’i njoftojnë qartazi?

Albanian

٣٦
Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largonu djave (adhurimit të tyre)!” Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që isshte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve?

Albanian

٣٧
Nëse ti (Muhammed) pëpiqesh për t’i vënë në rrugë të drejtë ata (die se ), All-llahu nuk e udhëzon atë që e ka humbur, dhe për ata nuk ka ndihmëtar.

Albanian

٣٨
Ata u betuan në All-llahun, me betimin e tyre të fortë se “All-llahu nuk e ringjall atë që vdes!” Po, (i ringjall) ai ësjtë premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë.

Albanian

٣٩
I ringjall pë t’ua sqaruar atyre atë pë çka përçaheshin dhe, për t’ua bërë me dije atyre që nuk besuan se me të vërtetë ishin gënjeshtarë.

Albanian

٤٠
Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: “Bëhu!”, ai menjëherë bëhet.

Albanian

Notes placeholders