٢١

Janë të vdekur e jo të gjallë, dhe ata nuk e dinë se kur do të ringjallen (adhuruesit e tyre).

Albanian

٢٢
Zoti juaj (që meriton adhurim) është një Zot, E ata që nuk e besojnë botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese (të njësisë së Zotit) dhe ata janë kryelartë.

Albanian

٢٣
Është e vërtetë se All-llahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqën haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët.

Albanian

٢٤
Kur atyre u thuhet (mohuesëve): ç’është ajo që shpalli Zoti juaj?”, ata thonë: “Mite të popujve të hershëm!”

Albanian

٢٥
(e thonë atë shpifje) Sa për t’i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plotadhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i huumbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen.

Albanian

٢٦
Edhe ata që ishin para tyre vënë intriga. Po All-llahu rrënoi themel ndërtimet e tyre (intrigat) dhe kulmi u shembmbi ta, dhe ashtu u erdhi dënimi kah nk kuptuan.

Albanian

٢٧
Mandej, në ditën e gjykimit Ai i turpëron ata dhe thonë: “Ku janë ata që m’i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre grindeshit?” E ata që ishin të zotët e dijës, do të thonë: “Vërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët”.

Albanian

٢٨
të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): “Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!” (u jipet përgjigja). Po All-llahu e di shumë mirë atë që e punuat ju.

Albanian

٢٩
Andaj, hyni në dyert e Xhehennemit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kryelartëve!”

Albanian

٣٠
Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: “ç’është ajo që shpalli Zoti juaj?” Ata thoshin: “Shpalli çdo të mirë!” Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jet kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve.

Albanian

Notes placeholders