٣١

Ne do t’u sprovojmë juve, derisa t’i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qënrueshëm nga mesi juaj, po edhe do të sprovojmë veprat tuaja.

— Albanian

٣٢
Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut edhe pse u ishte sqaruar rruga e drejtë, e kundërshtuan të dërguarin, ata asgjë nuk mund t’i bëjnë dëm All-llahut dhe Ai do t’ua zhduk veprat e tyre.

— Albanian

٣٣
O ju besimtarë, respektonie All-llahun dhe respektonie të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja!

— Albanian

٣٤
Ata që nuk besuan dhe penguan të tjerët nga rruga e All-llahut, e pastaj vdiqën duke qenë jobesimtarë, All-llahu kurrsesi nuk do t’ju falë atyre.

— Albanian

٣٥
Pra, mos u dobësoni e të kërkoni pajtim (armëpushim),kur ju jeni ngadhnjyes dhe All-llahu është me ju dhe nuk u pakëson veprat tuaja.

— Albanian

٣٦
Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim, e nëse besoni dhe ruheni prej të këqijave, Ai u jep shpërblimin tuaj dhe nuk kërkon prej jush tërë pasurinë tuaj (por një pjesë).

— Albanian

٣٧
Pse sikur ta kërkojë tërë atë dhe t’ju shtrëngojë, ju do të bëni koprraci dhe do të dalë në shesh ajo që keni në zemra.

— Albanian

٣٨
Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e All-llahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetës, All-llahu s’ka nevojë, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendesojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.

— Albanian

Notes placeholders