Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnik ndaj All-llahut.
A pritet prej jush (hipokritëve) që në nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut?
Këtë ngase atyre që e urrejtën atë që e shpalli All-llahu (jehudive), u than: “Ne do t’ju dëgjojmë juve për disa çështje!” Po All-llahu i di fshehtësitë e tyre.
E sikur të kishim dashur Ne, do t’i tregonim ty se kush janë ata, e do ti njihje konkret po me siguri do t’i njohësh përme mënyrës së fjalës së tyre, e All-llahui di vepra tuaja.