٤١

Përkujtoju (lexoju idhujtarëve e të tjerëve) në Libër (në Kur’an) Ibrahimin. Ai vërtet ishte shumë i drejtë dhe pejgamber.

— Albanian

٤٢
Kur babait të vet i tha: “O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij?

— Albanian

٤٣
O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë.

— Albanian

٤٤
O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit.

— Albanian

٤٥
O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithmëshirshmit e do të jesh shok i djallit!”

— Albanian

٤٦
Ai (babai) tha: “A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë!”

— Albanian

٤٧
Ai (Ibrahimi) tha: “Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty, pse ai (babai) shte i kujdsshëm ndaj meje.

— Albanian

٤٨
Unë po largohem prej jush dhe prej çka adhuroni ju pos All-llahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do të jem i humbur!”

— Albanian

٤٩
E pasi u largua prej tyre dhe prej çka adhuronin ata pos All-llahut, Ne i dhuruam atij Is-hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë pejgamberë.

— Albanian

٥٠
Dhe atyre (të gjithëve) u dhamë (të mira) nga mëshira Jonë, edhe i bëmë që të jenë të përmendur për të mirë (ndër njerëz).

— Albanian

Notes placeholders