٢١

Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!”

Albanian

٢٢
Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët.

Albanian

٢٣
E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: “Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!”

Albanian

٢٤
E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): “Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)”.

Albanian

٢٥
E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.

Albanian

٢٦
Ti pra, ha pi e qetësou, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: “Unë ka vendsur heshtje për hir të Gjitëhmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!”

Albanian

٢٧
Dhe duke e bartur ngryk shkoj me të te të afërmit e vet ata i thanë: “Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë tëkeqe!”

Albanian

٢٨
Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!

Albanian

٢٩
Atëherë ajo u dha shenjë kah (Isai). Ata thanë: “Si t’i flasim atij që ëshë foshnjë në djep?”

Albanian

٣٠
Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.

Albanian

Notes placeholders