٧١

Ata menduan se nuk do të kenë telashe (që i mbytën pejgamberët), mirëpo ashtu u verbuan (nga rruga e drejtë) dhe u shurdhuan (nga e vërteta). Pastaj (pasi i zuri belaja) All-llahu u pranoi pendimin. Mirëpo, më vonë shumë prej tyre mbetën të verbër e të shurdhër. All-llahu di për atë që punuan.

Albanian

٧٢
Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “All-llah është ai, Mesihu, bir i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai) tha: “O beni israil, adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.

Albanian

٧٣
Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: “ All-llahu është i treti i treve”. S’ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t’i kapë dënim i dhëmbshëm, ata që nuk besuan prej tyre.

Albanian

٧٤
E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshires.

Albanian

٧٥
Mesihu, bir i Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj sesi ikthejnë shpinën të vërtetës!

Albanian

٧٦
Thuaju: A adhuroni pos All-llahut atë që nuk mund t’ju sjellë as dëm as dobi? All-llahu është që dëgjon (ç’thoni) që di (ç’veproni).

Albanian

٧٧
Thuaju: “O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli mëparshëm që ka humbur, që ka shkakttjerëve dhe që u largua në tërsi prej rrugës së drejtë.

Albanian

٧٨
Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe të Isait, të birit të Mejremës. Kshtu uveprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan.

Albanian

٧٩
Ata ishin që nuk ndalonin njëri-tjetrin nga e keja që punonin. E ajo që bënin ishte e shëmtuar.

Albanian

٨٠
I sheh shumë prej tyre që i miqësojnë ata që mohuan. E keqe është ajo që i përgaditën vetës së tyre ngase All-llahu është i hidhëruar kundër tyre dhe ata përjanë në azab (në vuajtje të dënimit).

Albanian

Notes placeholders