٩١

Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotit dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?

Albanian

٩٢
Bindjuni All-llahut dhe të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dine se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimit i qartë.

Albanian

٩٣
Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u ushqyen (më herët) derisa ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, mandej ruhen (nga ajo që ka qenë e lejuar e është e ndaluar) dhe besojnë dhe pastaj ruhen (nga çdo mëkat) dhe bëjnë mirë. All-llahu i do ata që bëjnë mirë.

Albanian

٩٤
O ju që besuat, All-llahu do t’ju sprovojë me diçka nga gjahu që e arrijnë duart ose shigjetat tuaja, për t’u te All-llahu ai që i frikësohet Atij në heshtje (në bazë besimi). E kush i shkel (dispozitat) pas këtij (sqarimi) ai ka dënim të dhëmbshëm.

Albanian

٩٥
O ju që besuat, mos e mbytni gjahun, duke qenë ju në ihram. E kush e mbyt atë me qëlim, aterë dënimi është therrorizimi injë kafshe shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që ka mbytur. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke bërë at kurban për Qabe, ose (dënimi është ) duke ushqyer të varfër, ose sa ai (ushqimi), agjërimi, këtë për shijuar të keqen e punës së tij. All-llahu ka falur të kaluarën. E kush bën përsëri, (gabimin) All-llahu dënon ashpër. All-llahu çshtjet), hakmerret (me dënim).

Albanian

٩٦
Gjahu dhe ushqimi në det u është lejuar, si përjetim për ju dhe për udhëtarët, kurse gjahu tokësor u është ndaluar sa të jeni në ihram. Kinie dro All-llahun, te i cili do të tuboheni!

Albanian

٩٧
All-llahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështjet të fesë të jetës) për njerëz, dhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin edhe (ato kafshë të shënuara për kurban) atë me qafore. Këtë (përcaktim nga Zoti) që ta dini se All-llahu e di ç’ka në qiej dhe ç’ka ka në tokë dhe se All-llahu ka përfshirë me urtësinë e dijen e vet çdo send (përcaktimi i Zotit për këto është me qëllim të caktuar, e për të mirën e njerëzve).

Albanian

٩٨
Dijeni se All-llahu është ndëshkues i rreptë, dhe se All-llahu është dhurues, është mëshirues.

Albanian

٩٩
I dërguari nuk ka tjetër obligim vetëm të kumtojë (shpalljen); All-llahu di ç’publikoni dhe ç’bani fshehtë.

Albanian

١٠٠
Thuaj: “Nuk është e njejtë e keqja dhe e mira, po edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes, pra kini frikë All-llahun (e mos pranoni të keqen) o ju të zotët e mendjes, ashtu që të shpëtoni.

Albanian

Notes placeholders